Xherdan Shaqiri ka lënë pas krahëve problemet fizike dhe është gati të japë kontributin e tij për Liverpool. Lojtari ofensiv nuk ka përfituar shumë hapësira këtë sezon nga Jurgen Klopp, por as që ka ndërmend të largohet.
22 minuta aktivizim në total numëron 28-vjeçari nga Gjilani këtë sezon, por ai nuk e humbet besimin te vetja dhe i lëshon një mesazh të qartë trajnerit gjerman në fjalët e thëna për Liverpool Echo.
“Besoj se e ardhmja ime është me Liverpoolin. Po pres për të luajtur një rol të rëndësishëm në javët e ardhshme, ashtu siç ka thënë edhe Klopp“, thekson lojtari i kampionëve të Europës dhe kombëtares së Zvicrës. /abcnews.al