Tritoli i shpërthen në duar/ Elbasan, i riu humb jetën nga eksplozivi që po i vinte një makine

schedule07:43 - 29 Tetor, 2024

schedule 07:43 - 29 Tetor, 2024

Një 25-vjeçar i identifikuar si Kristi Balukja, ka ndërruar jetë në spital, pasi një lëndë plasëse që po tentonte t’ia vinte një automjeti, I ka shpërthyer.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së martës, në lagjen Shënkoll të Elbasan, ku shkak për vendosjen e tritolit dyshohet të jetë një konflikt I vjetër mes viktimës dhe shënjestrës.

Sipas hetimeve paraprake, Kristi Balukja për një konflikti të hershëm me motiva të dobëta, vendosi lëndë plasëse në makinën e Renato Çepës, veprim që I mori jetën vetë autorit.

Ndërkohë, shënjestra sipas burimeve paraprake, dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Emiljano Ramazanit, i vrarë disa vite më parë ne Elbasan.

Teksa eksplozivi po montohej në makinë, ajo ka shpërthyer dhe I ka shkaktuar dëmtime të mëdha të riut, I cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, ndërroi jetë.

Për ngjarjen është ngritur një grup I posaçëm hetimor me specialist për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, për të zbardhur më tej ngjarjen./abcnews.al