Forcat detare të Singaporit dhe Australisë filluan stërvitje të përbashkët detare 3-ditore, njoftoi qeveria e Singaporit. Sipas njoftimit, forcat detare të Singaporit dhe Australisë filluan stërvitjen detare të quajtur “Singaroo”.
Stërvitja e mbajtur në bazën detare “Changi” të Singaporit u fokusua në stërvitjet bregdetare, luftën konvencionale dhe trajnim për kontrollin e dëmeve.
Në deklaratë është theksuar rëndësia e stërvitjes në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.