Donald Trump sulmon Kamala Harris: Ti na shkatërrove vendin

schedule15:58 - 28 Tetor, 2024

schedule 15:58 - 28 Tetor, 2024

Kandidati republikan për president, Donald Trump sulmoi ashpër nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, gjatë fjalimit të tij në Madison Square Garden në Nju Jork.

Kandidati republikan argumentoi se presidenti në largim i SHBA, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Harris, kundërshtarja demokrate e Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit, kanë shkatërruar vendin.

“Ju keni shkatërruar vendin tonë. Nuk do ta durojmë më. Mirë, ju jeni pushuar nga puna! Largohu nga këtu!” tha Trump./abcnews.al