Francë, grabiten bizhuteri me vlerë 4 milionë euro

schedule22:44 - 10 Janar, 2018

schedule 22:44 - 10 Janar, 2018

Një grabitje me armë në një hotel me 5 yje në qendër të Parisit ka tronditur Francën. Mësohet se një komando e përbërë nga 5 persona kanë sulmuar një dyqan bizhuterish në hotelin “Ritz” dhe kanë grabitur sende me vlerë rreth 4 milionë euro. Ata kishin mbërritur në qendër të Parisit me anë të dy motorrëve. Sipas dëshmive të para, autorët e grabitjes fillimisht thyen xhamin e dyqanit. Ndërkohë, pas operacionit të policisë franceze mësohet se 3 autorë të grabitjes spektakolare janë arrestuar. Kurse dy të tjerë janë ende në arrati. Nuk është e qartë nëse policia ka arritur të rikuperojë sendet e vjedhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!