Këtë të diel u nda nga jeta Skënder Brahimaj, një nga figurat me të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat.
Skënder Brahimaj u lind ne 19 shtator 1936, në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17 vjeçare nisi kariera e tij futbollistike me ekipin e Flamurtarit.
Ne vitin 1962 shpallet një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë.
Karriera e tij futbollistike zgjati plot 20 vite. Më pas ai shërbeu si trajner futbolli.
Në mesin e viteve ’80, Skënder Brahimaj emërohet trajnier i ekipit të Tepelenës. Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij, talentin Fotaq Strakosha, ish portier i kombëtares shqiptare.
Gjatë viteve ‘90-2000, Skënder Brahimaj ka marr në dorë drejtimin e ekipit të Flamurtarit, disa vite si trainier e më pas edhe si Shef i Klubit Flamurtari.
Profesor Skender Brahimaj ka edukuar e përgatitur shume breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gezim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e së fundmi Fotaq Strakosha.
Pasioni dhe perkushtimi per sportin e futbollit e ka kthyer Skënder Brahimaj në një nga legjendat e këtij sporti, në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm./abcnews.al