“Qilimi” i Klonit, “edhe Paskal edhe Hoxhë”! “Jasas Sofia”, “mirëmëngjes” në shqip

schedule18:33 - 27 Tetor, 2024

schedule 18:33 - 27 Tetor, 2024

Dy liqenet e Prespës, Prespa e Vogël dhe Prespa e Madhe janë ndër liqenet me ujëra të freskëta në Evropë që u përkasin tri shteteve Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 318.9 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë së Veriut, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë.

Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 metra mbi nivelin e detit.

Prespa e vogël që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet midis Shqipërisë dhe Greqisë.  Greqia ka 51 km² dhe Shqipëria 4 km². Në liqen derdhen disa përrenj të vegjël.

Gjatë viteve 1970 sasi të konsiderueshme të ujit u devijua lumi Devoll për në liqenin me qëllim që të përdorur atë gjatë kohës së verës për ujitje. Liqeni rrethohet me male të larta mbi 2000 m lartësi. Me sipërfaqe 318.9 km2 për nga madhësia llogaritet menjëherë pas Liqenit të Shkodrës dhe atij të Ohrit, por me 853 m lartësi mbidetare ai është liqeni më i lartë në trojet shqiptare.

Shpresa Zama, në fshatin Zagradec, na tregon vijën kufitare, në mes të liqenit, “ne ato kodrat atje”, ndërsa bashkëshorti Yzeir Zama, zonën e ndaluar, dhe vendin ku dikur ishte kloni.

“I thoshim edhe qilim, edhe klon”, na thotë. Si shumica e banorëve, edhe ai ka punuar në Greqi ku mblidhnin fasule.

“Me përpara iknim “vjedhurazi”, tani me pasaportë. Kemi vojtur me, sa te duash, kemi vojtur”, thotë me sy të përlotur.

Në fshatin e fundit kufitar, Tren, Bujar Hoxha, që emrin në Greqi e ndërroi në Paskal, thotë duke qeshur se emrin ia ka ndërruar “Junani”, (Greqia). “Edhe Paskal, edhe hoxhe”, thotë duke qeshur përsëri. Nuri Zhuleku, ka mbjellë 60 rrënjë qershi për të ruajtur ajrin e pastër të fshatit. “E kam bere me dore e me kembe qe te mbeten per fshatne”.

Prespa e vogël ndahet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka 51 km katrore dhe Shqipëria 4 km katrore. Arben Hasaj, nga Treni, punon në Mikrolimni, në Greqi. Merr me vete bukë e kripe nga Shqiperia dhe punon duke mbjelle kallama ne tokat e fasuleve. “Djemkat le te ikin nga Gjermania, Franca, andej”, na thotë duke ngrënë bukë me speca, djathë e domate që I ka sjellë me vete nga fshati. Hekuran Zhuleku punon këtu gjithë vitin, ka blerë edhe toka. “Sytë i kam nga Shqipëria, puro arban”, na thotë, duke shtuar: “Na dërgoi babai ne shkolle, po nuk mësonim, do vinim te punonim tokat e grekut”.

Pak më tej nap ret zëdhënësja e kryebashkiakut të Prespës, Sofia Zouzeli. “Jasas Sofia,” I them, ndërsa ajo ma kthen “miremengjes”. “Ka bisedime për pikë të re kufitare, nëse ecën, mund të shohesh anën shqiptare të Prespës, është përballë fshatit Çerje në Shqipëri, na thotë Sofia.

Giorgos Stergiou, kryetar i bashkisë, Prespe, na pret në kafenenë e fshatit. “Kemi bashkëpunim shumë të mirë, të përfitojmë nga kjo bukuri”, na thotë, duke na ftuar të pimë kafen e mëngjesit. “Shqiptaret vijnë për të punuar në tokat tona. Janë bërë pjesë e jona, bashkëjetojmë shumë mire bashkë,” na thotë kryebashkiaku.

Giannis Konstantinou është zv.kryetar i shoqatës se turizmit në zonë dhe ka vizituar Shqipërinë, dy dite pas hapjes se kufijve në vitet 90’. “Degjonim per Shqiperine, po nuk e vizitonim kurre,” na thotë.

Kjo është nga zonat me tërheqese të Ballkanit. Mijëra lloje bimësh, gjitarësh, zogjsh dhe peshqish dhe në Prespe jeton edhe pelikani dalmat.

Por mbi te gjitha, kjo është një zonë mikpritëse, ku shqiptarët që shkuan për të punuar për bukën e gojës në vitet 90’, tani kanë blerë edhe toka, dhe janë integruar në komunitetin lokal.