Interi në ankth për Nicolo Barella, Conte me dhimbje koke

schedule10:17 - 24 Nëntor, 2019

schedule 10:17 - 24 Nëntor, 2019

Interi arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në Torino. Zikaltrit u imponuan 0-3 kundër vendasve, duke ruajtur distancën prej vetëm 1 pike nga vendi i parë, që mbahet nga Juventusi.

Në fundin e pjesës së parë, mesfushori interist, Nicolo Barella, nuk mund ta vazhdonte më sfidën. Ai i tregoi stafit mjekësor se ndiente dhimbje në gjurin e djathtë, madje u ka thënë ka dëgjuar edhe një të kërcitur. 22-vjeçari tentoi një veprim spektakolar, por përfundoi keq duke i shkaktuar dhimbje të shumta.

Në një njoftim nga faqja e klubit, milanezët konfirmojnë dëmtimin në gju, duke njoftuar se italiani do t’i nënshtrohet testeve të tjera gjatë fundjavës për të parë dhe shkallën e dëmtimit. Pra, një tjetër lojtar i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve, duke e bërë me ‘dhimbje koke’ trajnerin Antonio Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!