Tiranë/ 29 vjeçari mashtron punëdhënësin, i merr automjetin dhe një shumë parash

schedule10:21 - 26 Tetor, 2024

schedule 10:21 - 26 Tetor, 2024

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka mashtruar punëdhënësin e tij, duke i marrë një automjet së bashku me një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 29 vjeç, banues në Krujë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet së bashku me një shumë parash, punëdhënësit të tij.”, njofton policia./abcnews.al