Komiteti Shqiptar i Studentëve të Mjekësisë, një organizatë e krijuar së fundi, mblodhi në Tiranë Asamblenë e tij të parë.
Për ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ajo që i bën bashkë këta studentë shkon përtej interesave të momentit.
Manastirliu premtoi mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për edukimin e studentëve të mjekësisë përmes programeve të ndryshme në vazhdimësi si dhe me specializime pas studimeve.
Komiteti Shqiptar i Studentëve të Mjekësisë është organizata e parë në vend, e njohur zyrtarisht nga Organizata Ndërkombëtare e studentëve të Mjekësisë. /abcnews.al