Rama ndan fotot nga vizita e Von der Leyen në Tiranë: Nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave

schedule08:09 - 24 Tetor, 2024

schedule 08:09 - 24 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi nga vizita e presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen një ditë më parë në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se turi i saj ballkanik nisi nga Shqipëria që tashmë është e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

/abcnews.al