Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në Vlorë/ IMT nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta

schedule08:52 - 23 Tetor, 2024

schedule 08:52 - 23 Tetor, 2024

IMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta, një hap i ndërmarrë nga Bashkia e Vlorës pas përmbytjeve të 4 tetorit.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, theksoi se pas përmbytjes ka filluar evidentimi i të gjitha segmenteve ku ndodhen kanalizimet, dhe aty ku është abuzuar me ndërtime të paligjshme, do të ndërhyhet.

“Këtu jemi te kanali i ujërave të larta në qytetin e Vlorës dhe me këtë prishje shpresojmë të japim një mesazh të qartë për të gjithë ata që pengojnë mirëfunksionimin e këtij kanali. Masat konkrete që po marrim sot do të vazhdojnë edhe në vijim”, tha Dredha.



Aksioni është mbështetur edhe nga deleguari politik i qarkut, Bledi Çuçi, i cili deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalet e ujërave të larta në qytetin e Vlorës, i nisur nga Bashkia e Vlorës, do të vijojë në evidentimin e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në zonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!