Mbërrin në GJKKo Pirro Xhixho, i cili po hetohet në masën e arresti shtëpiak, nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Ndaj tij u caktua masa e arrestit shtëpiak pasi rezulton i përfshirë në dosjen që çoi në pranga Ilir Metën.
Sipas SPAK, çifti Meta Kryemadhi gjatë vitit 2014-të kanë ndikuar tek disa drejtues të institucioneve shtetërore si dhe drejtues të disa kompanive të telefonive celulare me qëllim futjen ne tregun e fibrave optike dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis një kompanie private dhe një kompanie celulare. Për këtë marëveshje çifti Meta-Kryemadhi kanë përfituar para në përqindje nga fitimi I kompanisë e cila I la pajisur edhe me karta krediti .
Pirro Xhixho, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP, duke kryer të tre në bashkëpunim “korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”./abcnews.al