Si në filma, një i riu me banim në SHBA ka vjedhur një makinë në Vorë dhe më pas e ka furnizuar në një karburant, pa kryer pagesën.
Një ditë më pas, ai ka marrë një taksi dhe ka vjedhur po këtë automjet. Më tej, i riu gjatë ndjekjes ka goditur automjetin e bluve.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 27 vjeç, banues në ShBA, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në Vorë, me të cilin ka shkuar në një karburant dhe e ka furnizuar por nuk kryer pagesën. Më pas, ditën e djeshme, ka marrë një taksi dhe pasi drejtuesi i taksisë ka zbritur nga mjeti, shtetasi ka vjedhur mjetin dhe është larguar. Gjatë ndjekjes nga Policia, ky shtetas ka goditur një automjet policie./abcnews.al


