Një zjarr ka rënë një mobileri në lagjen “Perash” në Shkodër.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë puna në izolimimin e tarracës së magazinës, çka edhe ka shkaktuar zjarrin.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin.
Ndërkaq, grupi hetimor po heton për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit./abcnews.al