Rrëfehet vajza e të madhit Telat Agolli: Babai nuk i ka marrë akoma meritat si krijues i cirkut shqiptar, e lodhi shumë burgu

schedule10:40 - 22 Tetor, 2024

schedule 10:40 - 22 Tetor, 2024

Pranvera Agolli, presitigjatorja e njohur, njëherazi dhe vajza e të madhit Telat Agolli ka bërë një rrëfim shumë emocionues lidhur me jetën e saj.

Ajo ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se ka filluar të shkojë në cirk që në moshën 6 vjeçe dhe sot po bën plot 50 vjet.

Sakaq, Pranvera u ndal dhe te periudha më e vështirë e jetës së saj, që ishte burgosja e të atit.

Sipas Agollit, babai i saj nuk i kam marrë akoma meritat, ndonëse është krijuesit i cirkut shqiptar.

“Kam 50 vjet, duke filluar nga mosha 6 vjeçe. Arsyeja e ardhjes në cirk ishte babai im, krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli. Ai me atë bërthamën e vogël që krijoi cirkun, u mundua të mblidhte sa më shumë elemente të rinj, por ndërkohë ishim dhe ne fëmijët e tij, unë, Bexheti, Fatosi, u bëm pothuajse një familje. Puna ishte jashtëzakonisht e madhe, unë 6 vjeçe kam bërë një treshe, unë, Bexheti dhe babi, bëja me plastik, pastaj filloi të rritej shkalla e vështirësisë.

Deri në moshën 15 vjeçe, unë eca mirë, derisa u ndaluam dhe bëra një pauzë shumë të madhe. Unë nuk do doja në cirk të kthehesha më prestigjatore, do doja të kthehesha konferenciere.

Meritat akoma nuk i ka marrë si duhet, është krijues i cirkut shqiptar. Nga një bërthamë me 4 veta, mori shumë artistë dhe e bëri me mbi 100 veta, me punën e përkushtuar, edhe pse kishte fëmijët e vetë, ai mendonte më shumë për të tjerët. Ai ishte shumë i angazhuar që të gjitha profilet e cirkut të përparonin.

Babai im deri në 80 vjeç ishte në cirk, vinte çdo të shtunë dhe të diel dhe të shikonte shfaqje. Por babi ishte pak i lodhur se burgu e torturoi, burgu e lodhi”, u shpreh ajo./abcnews.al