Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën se ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja, I arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit dyshohet zyrtarisht për penale “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “përkrahja e autorit të krimit” si dhe “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Sipas SPAK, zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECc, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerr informacione, të klasifikuara si “secret shtetëror”.
Keto informacione duke përdorur postin e deputetit Cyrbja, sipas organit të akuzës, I siguronte tek funksionarë publik, të cilët deri në këtë fazë hetimi nuk janë identifikuar. Pasi sigurinte informacionet, Cyrbja dyshohet se komunikinte me anë të aplikacionit “Sky ECC”, me personazhe të botës së krimit duke I njoftuar që janë shpallur në kërkim.
Jurgis Çyrbja akuzohet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se në disa raste dyshohet të ketë bashkëpunuar me Ahmet Mashën një tjetër I arrestuar, për kryerjen e këtyre veprave penale.
Po ashtu, Çyrbja akuzohet se edhe pse është në kërkim nga autoritetet, ka ndihmuar në këmbim të votave, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak të akuzuar si pjesëmarrës në marrjen peng dhe zhdukjen e Jan Prengës, në 2020-ën .
Nga hetimet, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, për aksione në zonën e Durrësi. Edhe këto informacione sipas SPAK, u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim, si nga vetë Çyrbja, ashtu edhe perms Ahmet Mashës.
Kujtojmë se Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin një ditë pasi u thirr nga SPAK, pas hetimit të ish deputetit edhe për veprimtarinë e tij si ish drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitet 2013-2016, kohë kur dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në katër raste gjatë procedurave për prona dhe legalizime.
Nga ana tjetër SPAK, njofton se Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale./abcnews.al