Italia dhe Franca goditen nga përmbytje të mëdha

schedule08:29 - 21 Tetor, 2024

schedule 08:29 - 21 Tetor, 2024

Një valë e motit të keq ka shkatërruar pjesë të Italisë dhe Francës qendrore, me stuhi dhe reshje të dendura shiu që pritet të godasin në jug të Italisë deri të martën.

Rajoni italian i Emilia Romagna deri më tani është goditur më keq – me më shumë se 160 milimetra shi që kanë rënë në qytetin e Bolonjës, shkruajnë mediat e huaja.

Një person ka vdekur pasi një makinë u përfshi nga një valë përmbytjeje në qytetin e afërt të Pianoro, dhe në Castel Maggiore ushtria u dërgua për të mbështetur Departamentin e Zjarrfikësve dhe Mbrojtjen Civile në shpëtimin e banorëve.