LaLiga/ “Loc Colchoneros” rikthehen te fitorja, Atletico Madrid përmbys gjithçka ndaj Leganes

schedule18:36 - 20 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 20 Tetor, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe.

Pas dy barazimeve dhe një humbjeje radhazi, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid janë rikthyer te triumfi, teksa pasditen e kësaj të diele kanë mundur me shifrat 3-1, skuadrën e Leganes, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të LaLiga.

Pavarësisht se arritën të siguronin tre pikët, goli i parë i sfidës u shënua nga miqtë falë kamerunasit, Yvan Neyou, i cili tundi rrjetën në minutën e 34’-t, duke qëndruar të pandyrshuara deri në minutën e 69’-të, me Sortloth që barazoi shifrat e vetëm 12 minuta më vonë Griezmann shënoi të dytin për të përmbysur rezultatin, ndërsa në fund për fitoren e thellë mendoi sërish norvegji Alexander Sorloth, i cili plotësoi dopietën personale.

Falë këtij rezultati, “Bardhekuqtë” e Diego Simeone ngjiten në vendin e tretë të renditjes, me 20 pikë tre më shumë se Villarreal, Athletic Bilbao e Mallorca, ndërsa Leganes mbetet në vendin e 17-të me 8 pikë. /i.m /abcnews.al