Vuçiç bisedon me Putin: Serbia nuk do ta sanksionojë Rusinë

schedule17:09 - 20 Tetor, 2024

schedule 17:09 - 20 Tetor, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç mbajtën një bisedë telefonike këtë të diel, e para bisedë telefonike mes dy liderëve kjo në më shumë se 2 vite e gjysëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidenti serb Aleksanër Vuçiç deklaroi se i kishte garantuar Putinit se vendi i tij nuk do të vërë sanksione kundër Rusisë dhe se e kishte falenderuar atë për gazin që po i jep vendit të tij edhe në këtë dimër.

Vuçiç u shpreh se ai pati një bisedë miqësore me kreun e Kremlinit dhe diskutoi me të një sërë temash në telefonatën 10 minutëshe, ky në mesin e temave ishte se kush janë lider të fortë dhe lider të dobët sot në botë.

Sipas presidentit serb, Putin i ka thënë atij se çfarë është e mirç për Beogradin është e mirë gjithashtu edhe për Kremlinin.

Biseda telefonike mes dy liderëve u mbajt me rastin e 80 vjetorit të çlirimit të Beogradit dhe Vuçiç tha se Putin e kishte ftuar atë në Moskë në 9 maj të vitit të ardhshëm, në festën që Kremlini do të organizojë për fitoren e Rusisë kundër Nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njihet si një ndër aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin në Europë. Serbia ka sfiduar Brukselin zyrtar duke mos vënë sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur prej saj në Ukrainë. Sipas Kremlinit në bisedën telefonike dy liderët kanë diskutuar gjithashtu edhe mbi situatën në frontin e betejës, në atë që Moska e quan një operacion special ushtarak./abcnews.al