Uzuni spektakolar te Granada, “ylli” i Kombëtares realizon dopietën në fitoren ndaj Tenerife

schedule20:56 - 19 Tetor, 2024

schedule 20:56 - 19 Tetor, 2024

Ishte mënyrë më e mirë e mundshme për t’u rikthyer te skuadra e tij.

“Bomberi” i Kombëtares, Myrto Uzuni është rikthyer te goli, në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, LaLiga 2, teksa arriti të shënojë dy herë në portën e Tenerife, me “Bardhekuqtë” që arritën të regjistronin fitoren e thellë, 4-0.

Beratasi 29-vjeçar dërgoi topin në rrjetë dy herë në pjesën e parë në minutat 20’ e 33’, ndërsa për të vulsour rezultatin e përgjithshëm mendoi Lucas Boye në fundin e sfidës.

Falë këtij rezultati, Granada ngjitet në vendin e pestë të tabelës, me 16 pikë, teksa me këta numër pikësh janë skuadrat nga vendin i dytë deri në vendin e gjashtë. Ndërkaq, skuadra e Tenerife mbetet në vendin e fundit të tabelës, me 5 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!