Gjykata vendos masën e “arrestit me burg” për 68- vjeçarin Iqmet Skënderi. Ky u fundit, tre ditë më parë u arrestua nga policia e Maliqit për ngacmim seksual me të mitur.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. 68-vjeçari nuk e ka pranuar faktin të ketë ngacmuar 11 vjeçaren në fshatin Strelcë.
68- vjeçari u arrestua të enjten pas dyshimeve se ka ngacmuar një vajzë të mitur. Sipas hetimeve paraprake, Iqmet Skënderi duke përfituar nga rasti që në dyqan nuk ka patur persona të tjerë, ka tentuar të ngacmojë vajzën 11-vjeçare.
Në deklarimet e vajzës, Iqmet Skënderi e ka prekur dhe përdorur fjalë fyese ndaj saj. Ajo ka njoftuar prindërit të cilët denoncuan rastin në komisariat.
/abcnews.al/