VIDEO/ Përfshihet në flakë apartamenti në Elbasan, shkak rrjedhja e gazit

schedule09:38 - 18 Tetor, 2024

schedule 09:38 - 18 Tetor, 2024

ELBASAN- Në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët. Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.

Flakët kanë marrë përmasa dhe kanë  dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Sakaq, nuk raportohet për të lënduar./abcnews.al