“Maxhoranca m’i uzurpoi hapësirat në KKIE”, Tabaku: Palët duhet të ecin bashkë në procesin e integrimit, qeveria sillet sikur e ka në pronësi

schedule20:24 - 17 Tetor, 2024

schedule 20:24 - 17 Tetor, 2024

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se pavarësisht ambientit politik toksik, partitë e mbështetin integrimin e vendit në BE. E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ajo kujtoi faktin se integrimi është një proces strategjik për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo për politikën.

Sipas deputetes, objektivat kryesorë janë arritur që para 2013 dhe se PD mund të ketë pasur vështirësi por nuk ka lëvizur asnjëherë nga qëndrimi i Shqipërisë europiane si një qëllim final.

Tabaku shtoi gjithashtu se maxhoranca e ka kushtëzuar atë si drejtuese në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ajo thotë se opozita nuk ka mekanizëm që të bllokojë punën për integrimin, por ka qenë maxhoranca ajo që është sjellë sikur e ka në pronësi procesin.

Pjesë nga intervista:

Jorida Tabaku: Fillimi i një rruge të re. Tashmë me metodologjinë e re, mundet që procesi të ngrijë në moment, të kthehesh pas. Mund të rrezikojë Serbia, Mali i Zi dhe të mos harrojmë që Shqipëria është i vetmi vend në rajon që së pari nuk ka problem me fqinjët, nuk ka probleme etnike, së treti nuk ka problem madhore me asnjë nga vendet anëtarë dhe së katërti, pavarësisht ambientit shumë toksik politik, forcat politike e mbështesin integrimin. Dhe në një situatë politike shumë të agravuar, unë dhe zoti Paloka, në emër të PD, kemi shkuar në komisionin e çështjeve evropiane, kemi thënë që e mbështesim këtë proces. Po të mos shkoja unë aty nuk fillonte mbledhja sepse jam kryetare e atij komisioni, e mbështesim këtë proces dhe kemi këto shqetësime që lidhen me grupine parë të kapitujve Besoj që në këtë process, duhet të ketë dakordësi mes palëve edhe në parim që ky është process strategjik për Shqipërinë, jo për politikën.

Sokol Balla: Sa e mundur është kjo. Ju jeni zgjedhur edhe kryetare e komisionit të integrimit, besoj se është zgjedhja e duhur, pasi konsideroheni një zë i arsyes, çfarë roli ka opozita në këtë proces pasi qeveria thotë se jemi ne dhe është komisioni evropian.

Jorida Tabaku: Nuk është e vërtetë. Opozita ka pasur një diskutim të gjerë se si duhej të sillej. Në momentin që kemi një marrëdhënie me parlamentin që nuk është normale dhe të sillemi sikur çdo gjë është normale në të gjitha platformat e tjera, qoftë edhe në marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare, nuk shkonte. Por për hir të faktit që është proces për shqiptarët, që pjesën më të madhe të arritjeve në këtë proces kanë ndodhur në qeverisjen e PD, objektivat kryesore janë arritur përpara 2013 por edhe prej faktit që PD mund të ketë pasur vështirësi, mund të ketë humbur ndonjëherë rrugën por nuk e ka lëvizur kurrë nga objektivi final i procesit të integrimit evropian dhe Shqipërisë evropiane si destinacion final. Komisioni i Integrimit dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit drejtohen nga përfaqësues të opozitës, janë drejtuar gjithmonë por jo me pak keqardhje të të them se vitin e fundit unë e kam pasur të pamundur hapësirën për të ushtruar funksionin tim si kryetare e këshillit kombëtar të integrimit. Në komisionin e integrimit, me ulje dhe ngritje, e menaxhoj vetë punën. Nuk kam asnjë problem. Edhe me kolegët e majtë dhe të djathtë, kemi mosdakordësi dhe kjo është gjë normale e politikës, por në këshillin kombëtar të integrimit, maxhoranca m’i ka uzurpuar të gjitha hapësirat. Ka hapur një komision të posaçëm për Fatmir Xhafën se ngeli pa kapele dhe morën një pjesë të funksioneve të këshillit kombëtar dhe i vunë atje. Pastaj sa herë që është e nevojshme që të bëjmë takime të rëndësishme, ka një rezistencë dhe hezitim të madh, dhe nga një funksion konsultues, debatues, në të cilin më vinin të gjithë institucionet e drejtësisë, ministrat, vitin e fundit përveçse më kanë dubluar, ka edhe një rezistencë për ta bërë operativ këshillin kombëtar të integrimit. Konsensusi funksionon përsa kohë e jep maxhoranca sepse ato janë shumica, ata mund ta bllokojnë. Opozita edhe nëse tenton ta bllokojë nuk ka mekanizëm për ta penguar punën.

Sokol Balla: Ju keni mekanizma që t’i imponoheni maxhorancës sa i përket axhendës së integrimit.

Jorida Tabaku: Kalojmë te axhenda e integrimit. Pozicioni negociues vjen në komisionin e integrimit. Në këtë fazë, qeveria kishte një vit e gjysmë që diskutonte dhe kishte avancuar.

Sokol Balla: U tha para disa ditësh se zonja Tabaku po e mban të fshehtë agjendën…

Jorida Tabaku: Dokumentin nuk e publikoj unë por qeveria. Unë mund ta nxirrja por është dokumenti i qeverisë dhe s’më takon mua. Ndërkohë që tani u bë takimi në Bruksel, të premten kam konsultim me shoqërinë civile sepsee prisja këtë takim, prisja të publikohej dokumenti i Komisionit. Dokumentet e qeverisë nuk i konsultoj dot unë. Ndërkohë që pozicioni negocues erdhi në komision, nuk ishte koha dhe mundësia. Erdhi për dy ditë për të pasur një diskutim gjithëpërfshirës. Ose opozita është pjesë e diskutimit dhe thuaj kjo është alternative ime dhe a keni ju një plan për integrimin. Hajde ulemi bashkë të dy palët se një pjesë e reformave fillojnë tani por do të vazhdojnë me qeverisjen e një partie tjetër me shumë shpresë pas 2025. Çfarë ndodh? Duhet të kemi një diskutim normal ndërkohë që sjellja e maxhorancës më vjen keq të të them është sikur e ka në pronësi këtë proces, sikur komandojnë çdo gjë. Duhet të bëjnë reformat se po qeverisin por ky proces duhet që palët politike të ecin bashkë, jo prej mungesës së vullnetit të opozitës./abcnews.al