“Emigrantët”, Von der Leyen-vendeve anëtare: Sukses, nxirrni mësime nga marrëveshja Shqipëri-Itali

schedule11:03 - 17 Tetor, 2024

schedule 11:03 - 17 Tetor, 2024

Ursula Von Der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian  në një letër drejtuar vendeve të bllokut 27 anëtarësh ka shkruar se Bashkimi Europian mund të nxjerrë mësime të vlefshme nga marrëveshja Shqipëri – Itali për emigrantët e paligjshëm.

Letra e Von Der Leyen iu drejtua vendeve te Unionit përpara samitit që do të mbahet në Bruksel , me fokus në migracionin e paligjshëm dhe masat e dëbimit.

Presidentja e Komisionit Europian ka theksuar në letrën e saj se shkalla e kthimit të emigrantëve illegal që ndodhen në vendet e BE-së është vetëm 20%, duke nënkuptuar se shumica dërmuese e këtyre emigrantëve që janë urdhëruar të largohen nga venet e Unionit, nuk e bëjnë diçka të tillë.

Ursula Von Der Leyen e ka konsideruar një shembull suksesi për trajtimin e migracionit të paligjshëm marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas saj, vendet e tjera të Bashkimit Eurpopian që po përballen me një problem të tillë duhet ta marrin këtë marrëveshje si një shembull që mund të jetë frytdhënës.

Vërshimi I emigracionit të paligjshëm në Vendet e Bashkimit Europian ka bërë që një sere shtetesh të ndërmarrin masa të ndryshme me Gjermaninë që rivendosi kontrolle të kufirit tokësor, Franca tha se do të ndryshonte ligjin e imigracoionit ndërsa polinoia njoftoi planin e saj për të pezulluar përkohësisht të drejtën e Azilit.

Muajin e Shkuar 15 vende të Bashkimit Europian nënshkruan një propozim të hartuar nga Austria dhe Holanda për të përmirësuar efikasitetin në sistemet e migracionit me fokus tek ekzekutimi I dëbimit të emigrantëve të paligjshëm.