Kaosi e tensionet në seancë, ministri Hoxha: Të gjitha provat do të fiksohen, do të bëjmë kallëzim

schedule10:28 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:28 - 17 Tetor, 2024

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend. Ministri Hoxha ka paralajmëruar se një pjesë e deputetëve nuk po i përmbahet rregullave.

Gjithashtu ai nënvizoi se të gjitha provat do të fiksohen dhe se do të bëhet një kallëzim penal drejtuar Prokurorisë.

“Të nderuar deputetë dëshiroj të informoj opinionin publik se këtu nuk bëhet fjala për deputetë që janë përjashtuar dhe hyrjen e tyre. Garda është duke kryer detyrën. Një pjesë e juaja që nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, atëherë këtu bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kallëzim penal drejtuar Prokurorisë”, ka thënë ai.

/abcnews.al/