Organizata ndërkombëtare për ndihmë humanitare “Save The Children” raporton se rreth 10 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore.
Në deklaratën me shkrim të organizatës thuhej se rreth 1 milion njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Nigeri, Niger, Mali dhe Republikën Demokratike të Kongos (DRC).
Reshjet shkaktuan dëme të rënda në objektet e shkollave, disa prej tyre madje janë shembur dhe se shumica e atyre që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre janë strehuar nëpër shkolla.
Më të goditura nga përmbytjet janë Mali dhe Nigeri ndërsa thuhet se shkollat do të hapen me një muaj vonesë në Mali dhe tri javë në Niger.
Bëhet e ditur se 36 milionë fëmijë në 4 vende nuk kanë mundur të vazhdojnë shkollimin për shkak të konflikteve dhe varfërisë ndërsa kësaj shifre i janë shtuar edhe 10 milionë fëmijë për shkak të përmbytjeve.