E akuzoi si të përfshirë në vrasjen e Tupac, Diddy akuzohet se përdhunoi një grua si hakmarrje për komentin e saj

schedule16:39 - 16 Tetor, 2024

schedule 16:39 - 16 Tetor, 2024

Sean ‘Diddy’ Combs akuzohet për përdhunimin e një gruaje tjetër, por këtë herë në ‘hakmarrje’ pasi tha se Diddy ishte përfshirë në vrasjen e reperit Tupac Shakur.

Në një padi të ngritur në Kaliforni, Ashley Parham gjithashtu pretendon se Diddy e kërcënoi se do t’i priste fytyrën me thikë në shenjë hakmarrjeje për komentet e saj.

Diddy nuk i është përgjigjur ende pretendimit, por më herët ka mohuar të gjitha akuzat për abuzim seksual. Ai gjithashtu ka mohuar më parë çdo përfshirje në të shtënat që vranë reperin Tupac Shakur në Las Vegas në 1996.

Vrasja e reperit të njohur nuk është zbardhur asnjëherë, ndonëse për vrasjen vitin e kaluar u akuzua ish-anëtari i bandës Duane “Keffe D” Davis. Davis, gjyqi i të cilit do të fillojë në mars 2025, më parë pretendoi se Diddy i ofroi atij 1 milion dollarë për të vrarë Shakurin./abcnews.al