Gjendet trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë

schedule16:13 - 16 Tetor, 2024

schedule 16:13 - 16 Tetor, 2024

Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese që goditën pjesë të ndryshme të Bosnje e Hercegovinës në fillim të këtij muaji.

Viktima e fundit, e cila ishte kërkuar në zonën e Konjicës pas vërshimeve në atë zonë, është gjetur në liqenin e Jabllanicës, tha të mërkurën kryetari i komunës së Konjicës, Osman Qatiç.

Viktima është një burrë 62-vjeçar nga fshati Buturoviç Polje, afër Konjicës, i cili ishte zhdukur nga vërshimet e 4 tetorit në këtë pjesë të vendit.

27 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rreshqitjet e dheut që goditën Bosnje dhe Hercegovinën më 4 tetor, prej tyre 19 në Donja Jabllanica, fshat në Jabllanicë, pesë në Konjicë, dhe tre në Fojnicë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!