Të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë u mbyt në Kos të Greqisë.
Sipas mediave greke, mbytja e varkës ka ndodhur në zonën e Psalidit. Katër viktimat janë dy gra dhe dy foshnja.
Në varkë ndodheshin 30 emigrantë, ndërsa forcat e rojes bregdetare kanë shpëtuar 26 persona./abcnews.al