Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përplasur me një kamion.
Goditja ka qenë fatale për 49-vjeçarin ndërsa drejtonte makinën, pasi humbi jetën në vend. Ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë mbeti pasagjeri.
Autoritetet greke nuk kanë publikuar emrat e viktimës dhe të plagosurit. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Thebes-Livadia.
Nga të dhënat e para dyshohet se fushëpamja e kufizuar për shkak të mjegullës dhe një manovër e gabuar e viktimës, solli aksidentin me pasoja.
/abcnews.al