Vrasja e Vajdin Lames, Gjykata e Posaçme pushon çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj

schedule15:22 - 15 Tetor, 2024

schedule 15:22 - 15 Tetor, 2024

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj, për vrasjen e Vajdin Lames me argumentin se nuk janë gjetur prova.

Gjykata e Posaçme antikorrupsion pushoi çështjen me kërkesë të SPAK.

Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi.

Disa vite më parë, Reçi foli për veprimtarinë kriminale të Lulzim Berishës dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij. Vajdin Lame, u vra në 27 shkurt të vitit 2005.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!