Tentoi të vetëvritej me armën e shërbimit, si është gjendja shëndetësore e punonjësit të Gardës

schedule13:41 - 15 Tetor, 2024

schedule 13:41 - 15 Tetor, 2024

Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar vetëvrasjen me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marten ë Tiranë, në zonën e njosur si Qytet Studenti.

37 vjeçari Henri Haxhiaj, ndodhej në banesë bashkë me famijarë të tij kur ka ndërmarë aktin e rëndë. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes që heqjes së plumbit.

Burime pranë mjekëve të këtij spitali thanë se 27 vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore nga plaga e marrë në kokë.

Hetuesit e kanë ende të paqartë arsyen e tentativës së vetëvrasjes së gardistit 37 vjeçar. Por nga deklarimet që familjarët u dhanë policisë pohuan se kohën e fundit ai kishte shfaqur problem të shëndetit mendor, por nuk kurohej.

Burime nga policia thanë se kanë dyshime se Henri Haxhiaj ka ndërmarë aktin e rëndë për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë për çështje bixhozi.