Keni plane për fundjavën? Më parë mësoni si pritet të jetë moti

schedule09:14 - 23 Nëntor, 2019

schedule 09:14 - 23 Nëntor, 2019

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, por më të dukshme paraqiten në skajin jugor.

Pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në zonat jugore të territorit duke gjeneruar shira të pakët e të izoluar.

Orët e natës ri-kthjejnë sërish kthjellimet në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1 °C deri në 20°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!