Është zhvilluar këtë të martë konferenca e dytë ndërqeveritare në Luksemburg. Gjatë kësaj konference kryeministri Edi Rama u pyet për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.
Rama ritheksoi se është kërkuar edhe nga vende të tjera, por që nuk është pranuar, ndërsa shtoi se marrëdhëna e Shqipërisë me Italinë është e veçantë për shumë arsye.
“E kam shpjeguar për gazetarë të panumërt në Berlin për arsyen përse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje dhe se si e shohim në këtë dukuri. Mund të them që PO na është kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë jo. Të gjithë duhet të kuptojnë se marrëdhënia jonë me Italinë është mjaft e veçantë dhe shkon pas në kohë me një volum shumë, shumë volume domethënëse ndërveprimi që kur dolëm nga gropa e ferrit e regjimit më mizor komunist kur u larguan me qindra mijëra nga brigjet tona dhe Italia hapur krahët për ne, apo kur erdhi të na shpëtonte pas rënies së skemave piramidale e duke ardhur tek ditët e tërmetit që komisioneri Varheley i përmendi si fillese i rindërtimit tonë të kësaj marrëdhënie. Pra nëse kjo për Italinë ka qenë e pistë atëherë na duhet të reciprokojmë.
Ne nuk jemi vend i BE jemi pjesë. Gjeografia jonë flet shumë për atë çfarë kemi bërë me Italinë dhe nëse ka ndonjë gjë për t’u zhvilluar me këtë model duhet të jetë në shkallët e epërme. Ndaj duhet kuptuar pse BE dhe Ballkani perëndimor duhet të punojnë me njëri-tjetrin. Dukuria e emigracionin është duke punuar ndaj këtij fenomeni. Një gjë është të luftosh emigracionin e paligjshëm dhe një gjë tjetër është të garantosh emigracion të rregullt dhe europës i duhet t’i bëjë të dyja këto. Në fund do të thoja që jemi shumë të prirur të bëjmë çdo që gjë është e nevojshme për të qenë një shtet krenar i BE. E di që ndonjëherë për më të voglin ka në punë të madhe për të bërë, por kur hyn në një familje të madhe ndonjëherë duhet të marrësh gjera të tjera në menu që nuk janë kaq të shijshme, por duhet ta bësh. Kjo është mënyra si e shohin, e kam thënë BE nuk do të ketë kurrë një vend më besnik se Shqipëria”, tha Rama ./abcnews.al/