“Seancë emocionale, ditë historike për Shqipërinë”, Rama: Agresioni rus në Ukrainë shërbeu si zile zgjimi për BE

schedule10:17 - 15 Tetor, 2024

schedule 10:17 - 15 Tetor, 2024

Një ditë historike e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu celjen e grup kapitujve të Shqipërisë me BE. Në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm hungarez dhe komisionerit e zgjerimit Oliver, Varhelyi, Rama tha se agresioni rus në Ukrainë, shërbeu si një zile zgjimi për Bashkimin Europian.

“Jam i lumtur që gjendem këtu, në vijim të një seance emocionale që sjell Shqipërinë më pranë BE. Mund të mos duket e këshillueshme të shihesh me Hungarinë, por ja ku jam jo me një por me dy. Faleminderit  presidencës hungareze, Valehyi dhe ekipit të tij, që na kanë ndihmuar për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo të lehta.

Qëndroj këtu, përpara këtij hapi drejt anëtarësimit qe na ben me afer BE-se Ditë e rëndëisishme për Shqipërinë dhe shqiptarët por edhe për BE. Kjo është e vërtetë në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar të gjithë sebashku dhe për tu përballur me veten dhe për të kuptuar mënyrën për të ecur para.

Nuk rri dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re, me agresionin në Ukrainë që shërbeu si zile zgjimi. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani për BE” -u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!