Britania sanksionon individë dhe organizata iraniane pas sulmit me raketa ndaj Izraelit

schedule16:00 - 14 Tetor, 2024

schedule 16:00 - 14 Tetor, 2024

Britania ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe organizatave iraniane pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor, njoftoi Ministria e Jashtme britanike.

Sanksionet synojnë zyrtarë të lartë në ushtrinë, forcat ajrore dhe agjencitë e Iranit të lidhur me zhvillimin e raketave balistike dhe të lundrimit të Iranit.

Më herët sot, Këshilli Evropian miratoi masa kufizuese kundër shtatë individëve dhe shtatë subjekteve pas transferimit të raketave dhe dronëve nga Irani në Rusi./abcnews.al