Afgani i mitur, “skllav” në Shkodër/ Dy vëllezër e kishin trafikuar dhe e shfrytëzonin për punë

schedule10:16 - 14 Tetor, 2024

schedule 10:16 - 14 Tetor, 2024

SHKODËR- Një 16 vjeçar nga Afganistani që mbahej me forcë dhe shfrytëzohej për punë në një servis në Shkodër, është mundur të shpëtohet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shkodrës ka arrestuar njërin prej shfrytëzuesve të të miturit dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pergjegjes per trafikimin e te riut nga Afganistani drejt Shqiperise.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Bërdicë e Madhe.

Adoleshenti që dyshohet se ishte i trafikuar, ishte detyruar të punonte në sërvisin e dy vëllezërve Alehandro dhe Kristjan Pashuku.

Vëllai tjetër dhe babai i autorëve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, njofton zyrtarisht policia e Shkodrës.

Gjatë kontrollit në servis, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatic, një pistoletë imituese, një armë sportive dhe municion luftarak.

Informacionet për të miturin afgan që mbahej me forcë në ambientet e servisit, policia eShkodrës i mori nga Interpol Tirana.

Kristjan Pashuku, 33 vjeçari I cili është shpallur në kërkim, akuzohet për trafikimin e të miturit, ndërsa vëllai i tij i arrestuar, 18 vjeçari Alehandro Pashuku akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Për armëmbajtje pa leje akuzohen edhe vëllai I autorëve dhe babai I tyre të cilët janë vënë nën hetim në gjendje të lirë. Po ashtu, ata akuzohen edhe për fshehje të të ardhurave dhe kontrabandë./abcnews.al