Rama ndan pamjet: Nis puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës

schedule08:22 - 14 Tetor, 2024

schedule 08:22 - 14 Tetor, 2024

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se kanë filluar punimet për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës, e cila lidh Tiranën me Durrësin.

Ai ka publikuar në faqen e tij “Facebook” video nga punimet, që po kryhen në terren.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit, ju uroj një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama./ abcnews.al