Liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministri Rama, mblidhen sot ne samitin e rrashes, për të avancuar më tej Procesin e Berlinit, që është ndër urat lidhëse të mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian.
Tryeza udhëhiqet nga vendi iniciues, Kancelari gjerman Olav Shols, i cili vendosi të vijonte axhendën e ish-kancelares, Angel Merkel, te nisur ne 2014, për të lidhur me fort vendet e rajonit mes njëri-tjetrit dhe progresin për në Bashkimin Eropian.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.
Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën, Anton Hof-reiter së fundmi ka veçuar dy vende të Ballkanit Perëndimor, që kanë patur ecuri më të mirë në zbatimin e reformave të nevojshme. “Mali i Zi po zbaton shumë mirë reformat, dhe gjithashtu Shqipëria ka arritur shumë”, ka thënë ai.
Samiti I procesit të Berlinit mblidhet nje dite para Konferences se dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, qe mbahet ne Luksemburg, ku vendi ynë do të çelë kapitullin e pare të negociatave per anetaresimin ne Bashkimin europian.
Takimi i fundit I procesit të berlinit u mbajt në Tiranë, nje vit me pare, më 16 tetor të 2023. Ai ishte u dhjeti në serinë e samiteve të tilla dhe i pari që u zhvillua në një vend jo anëtar të BE-së.