Përndoqi për 5 muaj 31-vjeçaren, e dhunonte dhe e kërcënonte, arrestohet i riu në Fier

schedule17:26 - 13 Tetor, 2024

schedule 17:26 - 13 Tetor, 2024

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Mësohet se ai për 5 muaj ka përndjekur një 31-vjeçare, e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë.

Sakaq, të riut gjatë momentit të arrestimit i është gjetur një një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Njoftimi i Policisë: 

Përndoqi për një periudhë 5 mujore një shtetase, ushtronte dhunë fizike dhe e kanoste për jetën, vihet në pranga 25 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit 25 vjeç, banues në Laç.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e  Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al