Hajduk Split ka ndalur Dinamon e Zagrebit pas gjashtë fitores radhazi në kampionat. Sfida klasike e futbollit kroat përfundoi në barazim 1-1 dhe ishin kryqytetasit ata që shënuan të parët në minutën e 12-të të takimit.
Pas një goditje këndi, mbrojtësi Ardian Ismajli, në një duel ajror me një nga lojtarët kundërshtar, pa t’i shkonte topi mbi kokë, madje e ka prekur pak para se të përfundonte në rrjetë. Djaloshi dardan kërceu fort, por nuk mundi ta shmangte golin.
https://www.facebook.com/hnkhajduk/photos/a.512558142152411/3197429636998568/?type=3&theater
Ismajli në minutën e 23-të mori edhe një karton të verdhë. Hajduk Split ia doli që në minutat shtesë të pjesës së parë të shënonte me Caktas, i cili realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. 1-1 dhe ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund.
Dinamo kryeson me katër pikë më shumë se Hajduk Split, por ka edhe një takim të prapambetur pa zhvilluar. Rijeka është kundërshtari dhe skuadra e Ismajlit shpreson që rivalët e tyre të ndalen dhe gara për titull të mbetet e hapur. /abcnews.al