Fier, historia e “Heronjve të qiellit”/ Armata e pilotëve: Avionët kalonin çdo ditë mbi kokat tona

schedule20:18 - 12 Tetor, 2024

schedule 20:18 - 12 Tetor, 2024

Hapësira ajrore mbi Myzeqe, e quajtur mes pilotëve “teatri i fluturimeve”, duket se ka nxitur ambiciet dhe ëndrrat e djemve të kësaj zone për të fluturuar.

Me shkollimin dhe përgatitjen e duhur shumë prej tyre arritën jo vetëm avionët, por edhe poste drejtuese në regjimentin e aviacionit luftarak të kohës.

Dhjetëra ish-pilotë dhe ushtarakë të aviacionit shqiptar u mblodhën në Ballsh për të nderuar dy kolegë të rënë në krye të detyrës Azbi Serani dhe Luto Sadikaj nga Corrushi i Mallakastrës.

Petrit Bebeçi nga Gjirokastra është një nga legjendat e gjalla të aviacionit shqiptar.

Një tjetër ish-pilot rrëfen një nga momentet më të vështira të karrierës së tij në aviacion.

Defektet në motorr, kushtet e vështira klimaterike, manovrimet e detyrueshme në ajer, ishin sfida ku fija mes jetës dhe vdekjes bëhej e padukshme.

Djemtë e talentuar myzeqarë dhe historitë e tyre me avionë, janë përshkruar me detaje në librat e ish ushtarakut, Aleksandër Cala. Nga shoqërimi në ajër i personaliteteve deri te fluturimi vetëm 5 metra mbi tokë përpara udhëheqësit të shtetit komunist kanë protagonistë, pilotët nga Fieri.

Hapësira ajrore mbi Myzeqe kishte frekuentim të lartë nga mjetet fluturuese ushtarake të kohës. Ajo ndodhej në mes të tre fushave të aviacionit, e akërnisë, Kuçovës dhe fushës së Radostinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!