Çifti shqiptar kapet me armë dhe eksploziv në makinë, bllokohet qendra e Athinës

schedule15:49 - 11 Tetor, 2024

schedule 15:49 - 11 Tetor, 2024

Policia greke ka bllokuar rrugën “Sokratous” në Athinë pas zbulimit të një automjeti të dyshimtë.

 

Gjatë një kontrolli në të policia ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi eksplozivi dhe është detyruar të rrethojë zonën, shkruajnë mediat greke.

Automjeti rezulton i marrë me leasing dhe brenda tij kanë qenë në drejtim një çift shqiptarësh, 39 dhe 33 vjeç, të cilët janë shoqëruar mënjëhërë në Komisariat.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi shqiptar 39-vjeçar rezulton me precedentë penalë për drogë dhe ka dalë nga burgu në vitin 2016. Hetimi është ende në vijim dhe detaje pritet të zbulohen në orët në vijim./abcnews.al