Uji Lajthiza, edhe i gazuar/ Gati për konsumatorët për festat e nëntorit edhe pijet e gazuara

schedule15:45 - 11 Tetor, 2024

schedule 15:45 - 11 Tetor, 2024

Pas suksesit ndër vite si zgjedhja e parë për qytetarët shqiptarë, por jo vetëm, Lajthiza tashmë është në treg me një produkt të ri.

Me një investim miliona eurosh, uji Lajthiza vjen edhe më një produkt të ri ujin e gazuar, si një kërkesë e vazhdueshme nga konsumatorët besnikë.

“Ky është një produkt i ri për Lajthizën. Instalimi ka nisur në muajin gusht dhe tani jemi në fazën kur ne sapo kemi hedhur produktin e parë.”

Këtë vit Lajthiza nxori në treg ujin me aromë, ndërsa prej muajsh, në bashkëpunim me gjigandin e teknologjisë Krones, kompania ka punuar në instalimin e linjave më të avancuara dhe të sigurta për prodhimin e pijeve të gazuara. Produktet e para të pijeve me gaz dalin në treg për festat  e  nëntorit. Por projektet nuk ndalen këtu.

“Fillon instalimi i linjës së re të kanaçeve. Linja e re përsëri mban vulën e gjigandit krones. Një linjë me 54 mijë kanaçe në orë dhe kjo një teknologji e avancuar. Produktet që do të nxjerrim aty, pije te gazuara, çajra të ftohtë. Pranvera na gjen në avancë me instalimin e një linje tjetër 5 litroshe, format familjar, e dyta në botë e atij lloji, e para instalohet në Kinë dhe e dyta në Lajthizë.”

Eva Hallulli, drejtore teknike tregon se realizimi i projekteve nuk ka qenë i lehtë, por Lajthiza ka vetëm një sfidë.

“Kontrata që ka me konsumatorin shqiptar që mbështetet në dy boshtet kryesore, cilësi e garantuar dhe transparencë.”

Uji Lajthiza buron në 1600 metra lartësi, mes shkëmbinjve në malin e Roshit, në fshatin me të njëjtin emër të Fushë Arrëzit. Cilësor e bën fakti qe uji vjen direkt nga burimi, pa përdorur pompa, apo metoda te tjera trajtuese, duke shkuar plotësisht natyral tek konsumatori.

Rreth 400 punonjës janë përgjegjës që nga fabrika deri tek transporti, që uji të mbërrijë sa më i sigurt tek konsumatori. Lajthiza transportohet në të gjithë Shqipërinë, vendet e rajonit, Angli, Belgjikë, Dubai, SHBA dhe deri në Tajvanin e largët.

Pas vitesh monitorim me rigorozitet nga laboratori ndërkombëtar nga SGS FRESENIUS INSTITUT, Bashkimi Europian e përfshin në buletinin e saj burimin e Lajthizës, një burim që e disponon vetëm kompania Lajthiza Invest sh.a dhe produktin e këtij burimi, ujë natyral mineral si një produkt që plotëson të gjitha standardet e kërkuara nga vendet anëtare.

“Kjo është Lajthiza, ky është ekipi ynë, pavarësisht disa sfidave dhe pengesave, ecim përpara.”/abcnews.al