Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I vodhën 220 mijë euro taksistit në Tiranë/ 4 gjeorgjianët erdhën me makinë me qira nga RMV, dyshohet se kishin dijeni për lëvizjet e tij

schedule10:41 - 11 Tetor, 2024

schedule 10:41 - 11 Tetor, 2024

Zbardhet vjedhja e rreth 220 mijë eurove regjistruar në kryeqytet të premten e shkuar ndaj një taksisti. Gazetari Ervin Leka raporton se autorë të dyshuar janë dy shtetas gjeorgjianë, që në Shqipëri mësohet se kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut përmes një makine të marrë me qira në vendin fqinj.

Levan Kiria 30 vjeç, Tengiz Natchkebia 36 vjeç, Noshrevani Kutalia 30 vjeç dhe Yousuf Bozkurt 31 vjeç. Më pas nga verifikimet e komisariatit nr.2 në Tiranë, ato kanë blerë një motor, me të cilin kanë kryer dhe ngjarjen.

Abc News mëson se krahas dy gjeorgjianëve janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëatdhetarë të tjerë, roli i të cilëve ende nuk dihet. Sakaq, krahas vjedhjes së parave, policia po kryen verifikime për destinacionin e shumës prej 220 mijë eurosh pasi ka dyshime se nuk do të shkonin në bankën e nivelit të dytë.



Kjo e dhënë ka dalë nga krahasimi i deklarimeve të personave të dëmtuar, mes taksistit dhe exchange nga ku ishin marrë lekët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!