Tesla ka prezantuar automjetin e ri elektrik, një robotaksi të quajtur Cybercab, në eventin e kompanisë në Kaliforni. Elon Musk doli në skenën me një Cybercab ngjyrë argjendi, e cila nuk ka timon dhe pedale.
Dizajni ishte futurist, me dyer që hapen lart si krahë fluture dhe një kabinë të vogël me hapësirë të mjaftueshme për dy pasagjerë. Nuk ka as prizë, pasi Musk tha se karikimi do të jetë induktiv.
Miliarderi zbuloi se automjeti do të hyjë në prodhim në vitin 2026 dhe do të ketë një çmim më pak se 30,000 dollarë.
Musk shfaqi gjithashtu një automjet më të madh të quajtur Robovan, i aftë për të transportuar deri në 20 persona.
/abcnews.al