Aksident në aksin Lushnje – Berat, ndërron jetë në spital shoferi

schedule20:54 - 10 Tetor, 2024

schedule 20:54 - 10 Tetor, 2024

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”.

Një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure  është përplasur me një mjet bujqësor. Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesi i mjetit bujqesor në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.