Firmosja e marrëveshjeve Shqipëri-Turqi, Presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama nënshkruajnë disa marrëveshje

schedule14:10 - 10 Tetor, 2024

schedule 14:10 - 10 Tetor, 2024

Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Dy liderët firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

Sigurimet në bujqësi dhe hapja e programeve të studimit të Fakultetit Teknik të Stambollit në Shqipëri, janë disa nga marrëveshjet e firmosura.

Një tjetër marrëveshje e firmosur, ishte edhe ajo e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin./abcnews.al