Erdogan: Gaza, genocid i turpshëm! Rama: Kundër çdo lloj terrori, Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete

schedule14:25 - 10 Tetor, 2024

schedule 14:25 - 10 Tetor, 2024

Marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore në fakt shtrihen përtej një shekulli.

Vizita zyrtare e Presidentit Erdogan këtë të enjte në kryeqytet dëshmon sërish forcimin e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar edhe atij turk. Rexhep Tayip Erdogan i cili u prit në një ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, ju drejtua kryeministrisë, ku pas një takimi me shefin e qeverisë, u nënshkruan tre marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Axhenda e disa orëve në Kryeqytet do të përmbyllet me përurimin e xhamisë së re të Namazgjasë por Presidenti Turk përpara kësaj zgjodhi të flasë për situatën në Gaza, ku i kërkon Shqipërisë të bëjë pjesën e saj.

“Gjenocidi që po vazhdon prej 1 viti në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për të siguruar një armëpushim të përhershëm, për të ofruar ndihma humanitare dhe për të bërë presionin e nevojshëm mbi Izraelin”.

Megjithatë Shqipëria dhe Truqia ndahen në pike, jo për genocidin por për dënimin e terroristëve, përfshirë edhe Hamas.

“Për ne Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore që duhet të vendoset mbi dy shtete sovrane, Izraeli dhe Palestina, të cilat duhet të jetojnë të sigurta dhe nga ana tjetër, askush nuk duhet të vërë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së tyre”.

Pas Tiranës, Erdogan do të udhëtojë pasditen e kësaj të enjte drejt Beogradit. Në këtë pikë, Kryeministri shqiptar theksoi se Turqia ka qenë e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por, ngërçi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të marrë fund.

“Një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa presidenti turk dhe Turqia, Kosova se gjen dot gjëkundi. Situata mes të dyja shteteve duhet të përmirësohet dhe të prevalojë dialogu..”/abcnews.al